Aktualitet

FOTO-FLAGRANTE/ Albtelecom shkel urdhrin e Konkurrencës, merr 200 lekë më shumë për paketën, çmimi duhet të ishte zbritu

19 Shkurt 2020, 10:37 Nga DOSJA
FOTO-FLAGRANTE/ Albtelecom shkel urdhrin e Konkurrencës, merr 200 lekë

Shqipëri- Kompania “Albtelecom” ka shkelur urdhërin e Autoritetit të Konkurrencës për uljen e tarifave. Dosja.al sjell faturën e paketës, e cila mban datën 17 shkurtit të këtij viti, ku klienti ka paguar vlerën e 9 mijë lekëve, ndërkohë që duhet të paguante vetëm 7 mijë lekë, pas vendimit të fundit të Autoritetit të Konkurrencës.

“Jo më larg se dje, Albtelecom i ka vjedhur dikujt 200 lekë për rimbushjen e paketës që sipas urdhrit të Autoritetit të Konkurrencës duhet të vijonte të ishte 700 lekë.”, thotë denoncuesi, i cili ka dërguar foton në Dosja.al.

Më 14 shkurt Autoriteti i Konkurencës mori vendimin për pezullimin e tarifës me 200 lekë të vendosura nga kompanitë celulare.  Pas reagimeve në rrjet dhe vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, tri kompanitë celulare deklaruan se ulën  me 200 lekë paketat standarde,  duke iu rikthyer çmimeve të mëparshme. Por shumë qytetarë u prekën ky vendimi pasi paketat ditët e fundit i blenë më shtrenjtë. Madje disa prej tyre kanë bërë edhe kallëzime penale në SPAK ndaj kompanive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albtelecom shkel urdhrin e konkurrencës kompanitë celulare rrisin çmimin me 200 lekë albtelecom shkel urdhrin e konkurrencës kompanitë celulare rrisin çmimin me 200 lekë

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 08:44

KRUJË-Shkolla ne fshatin Nojë në Malësinë e Krujës pësoj dëme nga tërmeti 26 nëntorit, ndërsa nxënësit janë zhvendosur në qendrën shëndetësorë të fshatit. ...