Politike

Kurti: Të themelohet gjykatë speciale për “Sarajevo safari”, rol ka pasur dhe Vuçiç në vrasjen e boshnjakëve

Sipas Kurtit, thuhet se rol në “Sarajevo safari” ka pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku për një shumë të hollash nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë.

17 Shkurt 2026, 21:44 Nga I.A
Kurti: Të themelohet gjykatë speciale për “Sarajevo
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një Gjykate Speciale për të hetuar dhe gjykuar vrasjen e civilëve boshnjakë me snajper në vitet e 90-ta.  Sipas Kurtit, thuhet se rol në “Sarajevo safari” ka pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku për një shumë të hollash nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë.

Kurti, në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, tha se e ashtuquajtura “shtëpia e verdhë” për trafikim të organeve në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë dhe se e njëjta është pjesë e narrativës hibride të Serbisë kundër UÇK-së.

“E ashtuquajtura shtëpi e verdhë në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarët e UÇK-së, por është pjesë e narrativës hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë. Ajo është iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev, më 15 prill 2008, as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo safari’ do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, tha ai.

Kurti, duke folur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, tha se lufta e çlirimtarëve ishte e drejtë dhe një domosdoshmëri për liri dhe mbijetesë.

“Ai nuk mund dhe nuk do të ndryshojë një të vërtetë themelore dhe historike. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës dhe një represioni sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë, deri në gjenocid. Ky proces nuk mund të vërë në dyshim karakterin çlirimtar dhe antikolonialist të luftës sonë dhe as aspiratën legjitime të Kosovës për liri dhe barazi”, shtoi Kurti./Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll