Politike

Berisha nga Foltorja në Krujë: Rama ka kapur të gjitha pushtetet, mbi 200 mijë rrogëtarë janë të partisë shtet! 

Berisha tha se sot vetëm në hapësirën e Schengen, të BE, në dhjetë vite nga ky regjim u detyruan të largohen 1,1 milionë shqiptarë.

17 Shkurt 2026, 18:54 Nga E.d
Berisha nga Foltorja në Krujë: Rama ka kapur të gjitha pushtetet,
Sali Berisha

KRUJË-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Rama ka kapur të gjitha pushtetet. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Krujës, Berisha u shpreh se mbi 200 mijë rrogëtarë janë të partisë shtet.

Berisha tha se sot vetëm në hapësirën e Schengen, të BE, në dhjetë vite nga ky regjim u detyruan të largohen 1,1 milionë shqiptarë. Sipas tij ky regjim ka pushtuar 93% të mediave dhe ato i paguan me taksat e qytetarve, për të mashtruar shqiptarët.

“Rama ka kapur të gjitha pushtetet. Nga 240 mijë në administratë, mbi 200 mijë rrogëtarë i përkasin partisë shtesë. Me të drejtën e zotit, duhet thënë se u rrit si parti krimi, lindi si e tillë, vazhdon si parti krimi dhe kjo është partia e Ramës. Partia e Ramës ka vendosur një regjim që ka tre gjëra, tre shtylla kryesore; ka vjedhjen, mashtrimin, krimin! Me këto tre shtylla kryesore, kjo parti po i bën Shqipërisë një zbrazje dy deri në tre herë më të madhe, sesa zbrazja që i bëri pushtuesi serb në Kosovë. 

Kurrë ndonjëherë një komb si yni në këto troje, nuk ka njohur një rrokullisje të tillë si në këto dhjetë vite. Sot, vetëm në hapësirën e Schengen, të BE, në dhjetë vite nga ky regjim u detyruan të largohen 1,1 mln shqiptarë. Po të llogarisim dhe të tjerat janë mbi 45% e popullatës. Njerëz atdhetarë që e duan këtë vend, ku po shkojmë është pyetja? Po shkojmë drejt zhdukjes, zhdukjes së pashmangshme.

Nga këta 1,1 mln që kanë ikur, 70% janë nën 45 vjeç, lindjet sot janë 76% më të ulëta se në 1991. Pse kjo? Pse nga 2007-2014 popullata në Krujë, Tiranë e Shqipëri rritej nga viti në vit, është statistikë nga instituti kjo.  Kjo ndodh se ky regjim me aktet që bën, plaçkitjet dhe dhunën e vazhdueshme, zbeh shpresat e shqiptarëve, u nxin jetën shqiptarëve dhe u zë diellin. Ky regjim ka pushtuar 93% të mediave dhe ato i paguan me dhjetëra milionë euro me taksat tuaja, për të mashtruar shqiptarët”, tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll