Politike

Erdogan i dërgon letër Vjosa Osmanin për ditën e Pavarësisë: Mbështetja e Turqisë për Kosovën vazhdon

Në letrën dërguar presidentes Vjosa Osmani, Erdogan ka shprehur mbështetjen e Turisë për Kosovën.

17 Shkurt 2026, 19:28 Nga I.A

 

Erdogan i dërgon letër Vjosa Osmanin për ditën e
Vjosa Osmani dhe Rexhep Tajip Erdogan

 

KOSOVË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka uruar Kosovën për nder të përvjetorit të pavarësisë. Në letrën dërguar presidentes Vjosa Osmani, Erdogan ka shprehur mbështetjen e Turqisë për Kosovën.

“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, uron Presidenten Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Tuqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Në mesazhin e tij, Presidenti Erdoğan ka riafirmuar mbështetja e vazhdueshme e Tuqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. Presidenti Erdoğan po ashtu thekson angazhimin e vendit të tij për paqe dhe stabilitet në rajon”, thuhet në njoftim./Dosja.al

rexhep tajip erdogan vjosa osmani

Sondazh

Poll