Politike

“Po mban peng shoqërinë shqiptare prej 3 muajsh”, Berisha nga Kruja: Keni dëgjuar ndërmarrje shteti që merr peng biznesmenë për baxhanakun?!

Sipas tij, ai po përpiqet të paralizojnë drejtësinë si kurrë më parë.

17 Shkurt 2026, 19:08 Nga E.d
“Po mban peng shoqërinë shqiptare prej 3 muajsh”, Berisha
Sali Berisha

KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se vendi qeveriset nga një njeri që është kryetari i organizatës kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, në Ballkan dhe në Europë. 

Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Krujës, Berisha u shpreh se Rama po mban peng shoqërinë shqiptare prej 3 muajsh. Sipas tij, ai po përpiqet të paralizojnë drejtësinë si kurrë më parë.

Sali Berisha: Ky është Ergysi. Ne qeverisemi nga një njeri që është kryetari i organizatës kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, në Ballkan dhe në Europë – dhe ky është Edi Rama. Jemi në një udhëkryq të rrezikshëm. Është bërë bajate kur ne rendisim vjedhjet e tyre, por nuk mund të heshtim. Ata vetëm vjedhin. Janë hajdutë. Tani që janë kapur, po bëjnë ligje mbrojtëse për të vazhduar vjedhjen, për veten dhe ministrat e tyre. Po përpiqen të paralizojnë drejtësinë si kurrë më parë. Këtu zhvillohet një propagandë shumë e keqe.

Prej tre muajsh e mbajnë shoqërinë shqiptare peng. Të kapur në flagrancë me vjedhje që, sipas tij, kalojnë mbi 1 miliard euro. “Nuk mund të pezullohet, nuk mund t’i hiqet imuniteti”, thonë. Sot shkonte e vajtonte, derdhte lot për Lindën e AKSHI-t. Linda e AKSHI-t që drejtonte një ndërmarrje që, sipas tij, merrte peng biznesmenë. A keni dëgjuar ndonjëherë për një ndërmarrje shtetërore që merr peng biznesmenë? Unë nuk kam dëgjuar në botë. I merrte Gysi, me urdhër të Ramës, sepse baxhanaku i tij duhej të fitonte çdo tender./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll