Politike

“Në kushte të pabarabarta shqiptarët ja kanë dalë gjithnjë”, Berisha: Asnjë kancelari e huaj nuk e mbështeste pavarësinë e Kosovës, por ja që u bë realitet! 

Krydemokrati tha se në këtë 18-vjetor Kosova vjen si një shtet dhe si shembull demokracie e shprese për rajonin dhe shqiptarët.

17 Shkurt 2026, 18:42 Nga E.d
“Në kushte të pabarabarta shqiptarët ja kanë dalë
Sali Berisha

KRUJË-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Krujës, Berisha u shpreh se në kushte të pabarabarta shqiptarët ja kanë dalë gjithnjë.

Lideri demokrat tha se asnjë kancelari e huaj nuk e mbështeste pavarësinë e Kosovës, por ajo u bë realitet. Krydemokrati tha se në këtë 18-vjetor Kosova vjen si një shtet dhe si shembull demokracie e shprese për rajonin dhe shqiptarët.

Ndërsa në Shqipëri, sipas tij është vendosur një diktaturë e dytë. Jo si ajo e para që ndalonte partitë politike, por një diktaturë autoritare që pranon dhe shtyp pluralizmin.

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme, ju, qytetarëve të Krujës, banorëve të këtij rrethi, për mbështetjen jashtëzakonisht të çmuar që i keni dhënë dhe i jepni Partisë Demokratike. Nderimin tim më të madh. Të dashur miq, të dashur deputetë, drejtues të degës së Partisë Demokratike të Krujës. Kruja është mbi të gjitha frymëzim për shqiptarët. Është frymëzim për lirinë, është frymëzim për atdhetarinë.

Kruja është frymëzim për çdo njeri që në çdo rrethanë, në çdo situatë, sado të pabarabartë që të jenë, betejat mund t'i fitohen, luftën e drejtë mund ta fitojë. Ky është leksioni më i madh, trashëgimia më e madhe që na la Kruja dhe Skënderbeu për shqiptarët. Evokoj sot këtë moment, sepse sot ne kemi një datë të madhe të shënuar në historinë e kombit, pavarësinë e Kosovës. Në kushtet më të pabarabarta, në pamje më të pamundura, shqiptarët ia dolën të bëjnë të pamundurën të mundur.

Ia dolën me përpjekjet e tyre mbinjerëzore, me luftërat, me luftën e tyre, të bëjnë të pavarur Kosovën, të mos jenë më të shtypur, siç ishin dhe në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet, si një shembull, demokracie, drite, shprese për rajonin dhe shqiptarët. Pra, kthehem në ato vite kur presidenti Ibrahim Rugova çdo ditë përsëriste kërkesën për pavarësi.

Ju them unë ju këtu se absolutisht asnjëri në ndonjë kancelari të huaj nuk e mbështeste këtë kërkesë. Por ja që ajo u bë realitet, sepse ajo është një kauzë e drejtë dhe u bë një kauzë e vendeve më të mëdha, të cilat kanë sot Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera mirënjohjen tonë më të pakufishme. Kështu që, gëzuar edhe një herë datën e dytë më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare pas pavarësisë së Shqipërisë./Dosja.al

sali berisha opozita kosova

Sondazh

Poll