Politike

 “Në Shqipëri fuqia e vërtetë është droga”, Berisha: Ergys Agasi ishte një nëpunës, por u bë i gjithfuqishëm sepse pas tij qëndronte Edi Rama

Ai tha se Taulant Balla, Ervin Hoxha dhe Bledi Çuçi, janë shkarkuar nga Agasi, për shkak të qëndrimeve të tyre lidhur me ndërhyrjet në Policinë e Shtetit.

17 Shkurt 2026, 18:57 Nga E.d
 “Në Shqipëri fuqia e vërtetë është
Sali Berisha

KRUJË-  Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri fuqia e vërtetë është droga. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Krujës, Berisha u shpreh se Ergys Agasi ishte një nëpunës, por u bë i gjithfuqishëm sepse pas tij qëndronte Edi Rama.

Ai tha se Taulant Balla, Ervin Hoxha dhe Bledi Çuçi, janë shkarkuar nga Agasi, për shkak të qëndrimeve të tyre lidhur me ndërhyrjet në Policinë e Shtetit.

Sali Berisha: Në Shqipëri fuqia e vërtetë është droga. Miliardat e drogës. Ju dëgjuat për Ergys Agasin. A mund ta imagjinoni? Një njeri pa funksion të madh zyrtar, që filmon çdo gjë, që thërret ministra, organizon vrasje, thërret gjyqtarë, drejtues policie, etj. Ky është Edi Rama. Ergys Agasi ishte një koordinator, një nëpunës, por u bë i gjithfuqishëm sepse pas tij qëndronte Edi Rama. Çdo natë merrte udhëzime prej tij. Taulant Balla, Ervin Hoxha dhe Çuçi – më të ligj se këta burra nuk bëhen.

A mund ta imagjinoni që ai i ka hequr të tre? I ka shkarkuar nga detyra. Pse? Sepse, sipas tij, ata tregonin zero tolerancë për ndërhyrjet në policinë e krimit. “Nuk keni punë ju me Prodën”, u ishte thënë. Njëri prej tyre u thirr dhe iu tha: “Shiko ministër, me këta tre kriminelë në polici ne ndërpresim marrëdhëniet”. Dhe ministri u përgjigj: “Këto fjalë mos m’i thoni mua. Nuk kam autoritet ndaj tyre. I gjithë autoriteti është te kryeministri”. Kur kjo i shkoi në vesh Ramës, pas një muaji ai u shkarkua./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll