Politike

Rama tregon bisedën me Hashim Thaçin në Hagë: Sot zëri i tij ishte i qetë, ja çfarë më tha

Gjatë një postimi në Facebook, Rama shkruan se ndryshe nga herët e tjera, zëri i Thaçit ishte i qetë.

17 Shkurt 2026, 17:11 Nga I.A
Rama tregon bisedën me Hashim Thaçin në Hagë: Sot
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka telefonuar ish-Presidentin Hashim Thaçi që ndodhet në paraburgim në Hagë. Gjatë një postimi në Facebook, Rama shkruan se ndryshe nga herët e tjera, zëri i Thaçit ishte i qetë. Ndërkohë që më tej, Rama ka treguar dhe se çfarë i ka thënë Thaçi në fillim dhe në mbyllje të bisedës. 

Gëzuar pavarësinë edhe ty Komandant edhe... Jam shqetësuar shumë me këtë historinë. Vëllai im të përqafoj fortë, të dua shumë. Më vjen shumë keq që nuk bëj dot më shumë. Gëzuar, të përqafoj shumë fortë dhe të fala atyre shokëve”, dëgjohet Rama t’i thotë Thaçit gjatë bisedës telefonike.

Postimi i Plotë:

Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”

hashim thaçi edi rama

Sondazh

Poll