Politike

"Kjo vjen për shkak se mungon procesi real ligjor"/ Berisha: Përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri është 500 përqind më e lartë se në BE

Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se shkaku themelor i kësaj përqindje është mungesa reale e procesit ligjor për qytetarët.

17 Shkurt 2026, 13:38 Nga D.S
"Kjo vjen për shkak se mungon procesi real ligjor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha, tha se Shqipëri ka përqindjen e të paraburgosurve 500 përqind më të lartë se vendet e BE.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se shkaku themelor i kësaj përqindje është mungesa reale e procesit ligjor për qytetarët. Sipas tij, çdo gjykatës ka personalisht 1 mijë vendime të pazbardhura dhe kjo perbën një situatë katastrofale. 

Isa Myzyraj: Zoti Berisha, ditën e djeshme kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi kishte bërë një editorial poër disa media në lidhje me paraburgimin, ku ishte në një linjë me qeverinë që e kanë sulmuar procesin e paraburgimit në Shqipëri. Keni ju ndonjë koment në lidhje me këtë?

Sali Berisha: Unë nuk e kam lexuar komentin. Ajo që mund të them Isa është se Shqipëri ka përqindjen e të paraburgosurve 500 përqind më të lartë se vendet e BE. Dhe kjo është një dhunim i tmerrshëm i lirive dhe të drejtave të njeriut. Shkaku më themelor i kësaj përqindje qëndron në mungesën e vërtetë reale të procesit ligjor për qytetarët shqiptarë. Po këta Piletër që sollën këtë situatë, përpiqen ta fshehin me argumente të tjerë. Para dy muajve, në parlament u raportua nga qeveritarët e drejtësisë se çdo gjykatës ka mesatarisht 1230 vendime të pazbardhura.

Vendime të pazbardhura do të thotë, tjetri është në qeli, rri atje, vendimi rri në sirtar dhe nuk mund të apelojë, nuk mund të shkojë, nuk mund të ndjekë procesin. Pse kjo? Sepse çdo gjykatës ka personalisht 1 mijë vendime të pazbardhura. Kjo është situata më katastrofale. Nuk ka komb dhe vend tjetër të ketë një gjendje të tillë. Ky është shkaku themelore Ka dhe shkaqe të tjera.

Dje po lexoja, një polic burgu kishte marrë ryshfet 700 euro për një leje, për të lënë një familjar për t’u futur tek i burgosuri, dhe ishte burgosur. Normal, duhet të ndëshkohet. Kurse Lubia që ka përvetësuar miliarda euro, falënderohet se po vazhdon detyrën. Imagjinojeni ju, pranoi refuzimin e Ramës ndaj dorëheqjeve dhe po vazhdon detyrën. Kjo është. Se çfarë ka shkruar Sadushi, nuk e kam lexuar./Dosja.al

sali berisha edi rama sistemi i drejtesise

Sondazh

Poll