Politike

Berisha: Përpjekja për të barazuar personat e emërtesës me të zgjedhurit është një shkelmim tjetër flagrant i Kushtetutës

në qoftë se Kushtetuta për disa funksione parashikon barazi në mbrojtje, nuk mund të parashikojë kurrë, nuk mund të barazojë kurrë të zgjedhurin direkt nga sovrani me të emëruarin nga parlamenti apo Këshilli i Ministrave.

17 Shkurt 2026, 13:06 Nga D.S
Berisha: Përpjekja për të barazuar personat e emërtesës
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha tha se, përpjekja për të barazuar personat e emërtesës me të zgjedhurit është një shkelmim tjetër flagrant i Kushtetutës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se, nëqoftëse Kushtetuta parashikon barazi në mbrojtje nuk mund të barazojë kurrë të zgjedhurin direkt nga sovrani. Sipas Kryetarit të Partisë Demokratike, pezullimi nuk ka lidhje me imunitetin por ka lidhje me ushtrimin e funksionit për të cilin është emëruar.

"Shikoni pra ku shkon Edi Rama.
Jemi në kushtet e mirëfillta të një puci antikushtetues.
Tjetër, në qoftë se Kushtetuta për disa funksione parashikon barazi në mbrojtje, nuk mund të parashikojë kurrë, nuk mund të barazojë kurrë të zgjedhurin direkt nga sovrani me të emëruarin nga parlamenti apo Këshilli i Ministrave.
Në asnjë rrethanë.
Ai që është zgjedhur nga sovrani, ai nuk pezullohet dot. Ai ndiqet penalisht. Atij i hiqet imuniteti, arrestohet dhe burgoset, por jo pezullim.
Përpjekja për të barazuar personat e emërtesës me të zgjedhurit është një shkelmim tjetër flagrant i Kushtetutës.
Është një tejkalim flagrant i Kushtetutës.
Sepse edhe fakti se imuniteti nuk ka të bëjë me pezullimin. Po, ministrat kanë imunitet, dhe i zgjedhur dhe i pazgjedhur, duhet të merret autorizimi në parlament.
Por pezullimi nuk ka lidhje me imunitetin, ka thjesht lidhje me ushtrimin e funksionit për të cilin është emëruar.
E kuptoni ju se në çfarë është Shqipëria të një grushti shteti, tepër të rrezikshëm?", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll