Politike

Dosja e AKSHI-t/ Berisha: Duke mbrojtur Mirlindën, Rama mbrojti Lindën e Surrelit. Le të pranojë Komisionin Hetimor Parlamentar

Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se pas AKSHI-t 'fshihen' lidhjet familjare të Edi Ramës me Armand Frangun

17 Shkurt 2026, 13:32 Nga D.S
Dosja e AKSHI-t/ Berisha: Duke mbrojtur Mirlindën, Rama mbrojti Lindën
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama mbrojti atë që e quan 'gjysma e tij më e mirë', bashkëshorten e tij. .Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se pas AKSHI-t 'fshihen' lidhjet familjare të Edi Ramës me Armand Frangun

Gjithashtu Berisha i bëri thirrje, Ramës të pranojë krijimin e Komisionit Hetimor parlament, ku të paraqitet dosja në të cilën dëshmitë e Geron Meçes fundosin jo vetëm për Mirlindën e AKSHI-t, por edhe për bashkëshorten e tij. 

*Marsi Korreshi, SYRI TV: Përveç Belinda Ballukut, Edi Rama doli publikisht në mbrojtje dhe të Mirlinda Karçanaj, duke thënë se, ajo do të dalë e pastër nga drejtësia. Keni një koment për këtë.*

*Sali Berisha:* Mbrojti Lida Ramën, shkurt që ta kuptojnë qytetarët përgjigjen time. Edi Rama mbrojti atë që e quan gjysma e tij më e mirë.
Se Mirlinda ka zbatuar çdo urdhër, çdo porosi të Lindës së Surrelit dhe këtë e ka marrë vesh çdo njeri. E dinë të gjithë.
Ju garantoj se nga viti 2015 e gjer sot, famozin Armand Frangu e kam denoncuar me dhjetëra herë. Ja ku është lista e pafundme e denoncimeve.
Tani, Armand Frangu është baxhanaku i Ramës dhe kunati i Lindës. Ky ka marrë dhe prandaj nga ata që e dinin mirë, nga Arben Ahmetaj që e njihte mirë këtë çështje, e quajti AKSHI-n, kopshti privat i Edi Ramës.
Ky ka marrë me procedura sekrete, në kundërshtim me ligjin, qindra e qindra tendera. Nga Mirlinda që do të dalë si kristali.
Unë i bëj thirrje Ramës të pranojë krijimin e Komisionit Hetimor parlament, ku të paraqitet dosja në të cilën dëshmitë e Geron Meçes fundosin jo vetëm Lindën e AKSHI-t, por edhe Lindën e Surrelit. Të dyja.
Dhe tani çbën? Tani në parimin që hajduti nuk ngopet kurrë, kërkon të privatizojë tenderat e AKSHI-t në mënyrë që ti kontrollojë përsëri. Kjo është gjithçka.
Prandaj dhe mbrojtja që ai i bën Mirlindës, është mbrojtja që i bën Lindës së Surrelit dhe është absolutisht dëshmi e implikimit të tij të thellë familjar në aferën e AKSHI-t.
Po. Është implikim direkt i tij, dhe këtë e dinë të gjithë.
E dëgjuat ju se çfarë tha dje për helmet. Ka krim më gjakftohtë se ky. Transportohen, depozitohen në hapësirë helmet më të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Një prokuror kërkon analizën e helmeve në institutet më të mira italiane dhe ata i sjellin helme të rrezikshmërisë më të lartë. Dhe prokurori veproi dhe ky tani për të mbrojtur Lubinë tjetër, që sot e ka çuar në Arsim, lëshon rrufe, sulme të shplara ndaj një prokurori që mbrojti interesin publik në emër të mbrojtjes së ligjit, të shëndetit të qytetarëve, për krimin e rëndë mjedisor.
Dhe krimet e rënda mjedisore kanë dënimet më të rënda në kodet tona, ky fillon dhe flet për fletëarreste si ftesa dasmash, flet përçart, duke treguar se përroi i tij psiqik e ka rroitur, po e rroit përfundimisht në çdo aspekt.
Flet për qen, për mace, për prokurorë dhe gjykatës që hyjnë nga dera, dalin nga vrima etj. Pra flet përçartje si një njeri i pamjekuar, si një i sëmurë i pamjekuar.
Është turp i madh. Për këtë nuk janë gjë helmet, nuk janë asgjë sëmundjet e tmerrshme që mund të krijojnë derivatet e arsenikut, kobalti radioaktiv. Nuk kanë asnjë rëndësi, rëndësi kanë xhepat e ministrave të tij që e paguajnë atë. 20 shkurti është përgjigja.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha armand fangu berisha

Sondazh

Poll