17 Shkurt 2026, 13:26
Nga D.S
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e pezullimit, duke hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se bëhet fjalë për një mosvendim.
Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se, sipas ligjit për rrëzimin e vendimit duheshin pesë vota dhe fakti që ato nuk u siguruan do të thotë se vendimi i prokurorisë mbetet në fuqi. Ndër të tjera, Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet e përkushtuar në organizimin e asaj që e quajti 'kryengritje paqësore' të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë një shkallë të lartë zemërimi ndaj qeverisë.
*Marsi Korreshi, SYRI TV: Duke gjykuar se në vitin 2002, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një nismë të ngjashme në atë kohë për të mbrojtur kreun e KLSH-së, nëse socialistët e miratojnë me votat e tyre do ta çoni në Gjykatë Kushtetuese nismën për mbrojtjen nga pezullimi.*
*Sali Berisha:* Siç e patë ju, Gjykata Kushtetuese, nuk hodhi poshtë, por la në fuqi vendimin e prokurorisë. Edi Rama përpiqet që ta cilësojë mos vendim atë. Gënjeshtër. Përgjer sa ligjvënësi ka përcaktuar se për të hedhur poshtë vendimin duhen 5 vota, do të thotë gjykata nuk bëri dot 5 vota, e la në fuqi.
Pra, ai nuk është miratim, por vendim lënie në fuqi. Nga ligji, e ka lënë ligji. Nuk kemi të bëjmë me mungesë korumi. Jo.
Kemi të bëjmë me kundërshti të rreptë, të prerë të kërkesës së Edi Ramës nga 4 gjykatës.
Tani a do shkojë në Gjykatë Kushtetuese apo në kryengritjen paqësore, kjo do të diskutohet.
Por ne jemi të përkushtuar në organizimin e kryengritjes paqësore të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë një shkallë zemërimi të pakufishëm ndaj Edi Ramës., tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd kushtetuesja edi rama
Politike
17 Shkurt 2026, 13:21
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur gjatë konferencës për shtyp e quajti 20 shkurtin &ldquo...
Politike
17 Shkurt 2026, 13:13
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha deklaroi se Rama zbuloi veten kur tha se ka refuzuar tre herë dorëheqjen e Bal...
Politike
17 Shkurt 2026, 13:06
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha tha se, përpjekja për të barazuar personat e emërtesës me të zgj...
Politike
17 Shkurt 2026, 12:57
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeminsitrit Edi Ramës. Në një...
Politike
17 Shkurt 2026, 12:25
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama duhet të japë menjëherë...
Politike
17 Shkurt 2026, 12:13
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi Igli Tafën në krye të AKSHI-t, tha se qëllimi i qeverisë ës...
Politike
17 Shkurt 2026, 12:12
E. D
Majlinda Bufi
ROSKOVEC- SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, kryebashkiake e Rroskovecit, e cila akuzohet...
Politike
17 Shkurt 2026, 12:10
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, u shpreh se është një 'fatkeqësi e madhe' që emri i AKSHI-t, njolloset. Sipas tij,&n...
Politike
17 Shkurt 2026, 12:08
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama teksa prezantoi Igli Tafën në krye të AKSHI-t, foli edhe lidhur me reformë...
Politike
17 Shkurt 2026, 12:00
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli hapur në mbrojte të ish-drejtoreshsës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ...