Politike

"'Diella', model për të tjerët në Prokurimet publike"/ Rama: Pagat për punonjësit e AKSHI-t do jenë më të larta, mos na i marr privati

Duke folur për Tafën, Rama tha se ai ka lënë misione dhe punë në vende të tjera dhe sipas tij, ka ardhur të shërbejë në një moment kritik. Në fund, Rama theksoi se, Igli Tafa e mori si një detyrë për mos lejuar që gjithë skuadra e AKSHI-t të ndihet e pa drejtuar.

17 Shkurt 2026, 12:13 Nga E. D
"'Diella', model për të tjerët në Prokurimet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi Igli Tafën në krye të AKSHI-t, tha se qëllimi i qeverisë është rritja e pagave për punonjësit e AKSHI-t, në mënyrë që të mos e lënë pozicionin e tyre që kanë dhe të shkojnë drejt kompanive private. Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe  “Diellën” ministren e prokurimeve publike, e cila sipas tij po shërben si shembull edhe për vendet e tjera.

Duke folur për Tafën, Rama tha se ai ka lënë misione dhe punë në vende të tjera dhe sipas tij, ka ardhur të shërbejë në një moment kritik. Në fund, Rama theksoi se, Igli Tafa e mori si një detyrë për mos lejuar që gjithë skuadra e AKSHI-t të ndihet e pa drejtuar.

“Diella është një produkt i Lindës dhe të tjerëve që janë me të. Është e paimagjinueshme që një grusht të rinjsh krijojnë një gjë që po flet e gjithë bota. Kjo është e mundur sepse e bëtë ju dhe jeni shumë të çmuar. Ne i kemi e disa sfida të tjera, ju do i bëni me mbështetjen tonë. Sfidën e prokurimeve publike me AI, që do bëhet një model edhe për të tjerët. Edhe aty do të punojmë. Aleanca jonë me Microsoft është e mahnitëshme. Unë me Lindën kemi takuar një nga drejtuesit e lartë të Microsoft dhe ka shprehur konsideratat më të lartë për AKSHI-n.

Jeta ka sfida që i zgjedhim vetë. Duam ta bëjmë AI një forcë të madhe. Unë erdha këtu për t’iu thënë që realisht ju jeni një nga gurët më të pazëvendësueshëm të mozaikut të shtetit shqiptar dhe duhet të ndiheni krenar dhe duhet të ndieni përgjegjësi përtej emrit. Do e bëjmë akshin të ketë pagat më të larta e mos ketë asnjë sektor privat ta konkurrojë dhe ky është qëllimi jonë. Ne do e bëjmë këtë. Kjo vështirësi që po kaloni ju, unë jam me ju dhe më dhemb po aq sa ju çdo goditje që i bëhet këtij institucioni.

Është e papranueshme që një talent në këtë fushë ku bota talentet si tuajat i përkëdhel gjithë kohës. Iglin ju e dini kush është. Ai ka lënë misione dhe punë të tjera në vende të tjera dhe ka ardhur të shërbejë në një moment kritik kur ne u sulmuam kibernetikisht. Jam shumë i kënaqur që Igli e mori këtë propozim si një detyrë, jo si një ftesë për të shkuar në festë. Ai e mori si një detyrë për mos lejuar që gjithë kjo skuadër të ndihet e pa drejtuar edhe pse Romina me mundësitë bëri më të mirën”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll