Politike

"Në fund e drejta del por ka një kosto"/ Rama: Jemi shumë larg një sistem të drejtë dhe funksional drejtësie

Rama u shpreh se është dramatike fakti që në rastin e dosjes së “AKSHI” në vend që të funksionoj prezumimi i pavarësisë, funksionon e kundërta.

17 Shkurt 2026, 12:08 Nga D.S

 

"Në fund e drejta del por ka një kosto"/ Rama: Jemi
Edi Rama

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama teksa prezantoi Igli Tafën në krye të AKSHI-t, foli edhe lidhur me reformën në drejtësi i cili u shpreh se nuk është ende funksional dhe i drejtë. Rama u shpreh se është dramatike fakti që në rastin e dosjes së “AKSHI” në vend që të funksionoj prezumimi i pavarësisë, funksionon e kundërta. Sipas Kryeministrit, në fund e drejta del, por kjo ka një kosto, ndërkohë shtoi se pa punën e AKSHI-t, Shqipëria do të kthehej në epokën e gurit.

“Po ndodhë edhe një tjetër revolucion me i egër, me më shumë plagë dhe me më shumë vitalitet por i domosdoshëm. Revolucioni i sistemit te drejtësisë, në një sistem të drejtë dhe funksional. Jemi shumë larg por rruge është pa kthim dhe për fat të keq në botën tuaj virtuale bëhem me algoritme, dhe nëse botën tuaj virtuale dështimet janë ngecje ose fikje të kompjuterit ne ketë botën e drejtësie behën mbi lëkurën e njerëzve dhe nuk është një kompjuter qe fiket por jeta e një personi qe vihet ne pozitë aspak të admirueshme dhe aspak për tu pasur zili kur është i pafajshëm.

Pra nëse mbi AKSHI-n ka një hetim, në një botë të drejtë të gjithë duhet të prezumohen të pafajshëm, atë prezomohen të fajshëm. Është një moment i vështirë disa prej ush janë ufo dhe jetojnë më ekranin e kompjuterit dhe kur përballen me këtë brutalitet mund të ndihen të destabilizuar në procesin e tye te punës. Në fund e drejta del. Ka një kosto por del”, tha Rama./Dosja.al

edi rama akshi mirlinda karcanaj

Sondazh

Poll