Politike

"Besoj se do të dalë e pastër"/ Akuzat ndaj Karçanajt, Rama: Linda ka punuar pranë meje për dy dekada, por çështja i takon drejtësisë

 Në prezantimin e drejtorit të ri të Agjensisë, Igli Tafa, Rama tha se, nuk është në dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në hetim.

17 Shkurt 2026, 12:00 Nga D.S
"Besoj se do të dalë e pastër"/ Akuzat ndaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli hapur në mbrojte të ish-drejtoreshsës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke theksuar se Karçanaj ka punuar shumë dhe tani ndodhet në një kalvar. Në prezantimin e drejtorit të ri të Agjensisë, Igli Tafa, Rama tha se, nuk është në dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në hetim. Sipas tij, Karçanaj ka një karrierë të shkëlqyer, me partneritet të nivelit të lartë të AKSHI-t, Microsoft, etj.

Unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në një hetim, por kam dijeni për faktin që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë. Ka një karriere nga më të shkëlqyerat. Me të gjithë partnerët e nivelit të lartë të AKSHI-t, Microsoft, etj. Unë kam dëgjuar fjalët më entuziaste dhe mbresat e jashtëzakonshme për ju dhe Linda Karçanaj. Ajo ndodhet në një kalvar nga ku unë besoj se do të dalë e pastër, por i takon drejtësisë ta thotë këtë gjë. Kjo nuk do të thotë që ti hidhen poshtë vlerat që ka krijuar dhe t’i hidhet poshtë revolucioni," tha Rama./Dosja.al

edi rama mirlinda kercanaj akshi

Sondazh

Poll