17 Shkurt 2026, 11:42
Nga D.S
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se, zgjedhjet e fundit demokratike, më 28 dhjetor, treguan edhe njëherë vlerat e demokracisë. Në fjalën e tij në Kuvend, Kurti përcolli një mesazh teksa tha se republika nuk mund të imponohet së jashtmi, por mund të ndërtohet me punë të përbashkët, duke iu referuar ngërçit politik vitin e kaluar.
Kurti nënvizoi se, qeveria e re e tij do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin si edhe fuqizimin e sigurisë. Ndërsa në lidhje me "fqinjin në veri", Serbinë, Kurti u shpreh se ata duan eurot nga Evropa dhe orientimin nga Kremlini.
“Zgjedhjet e fundit demokratike treguan edhe njëherë vlerën e demokracisë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Republika nuk detyrohet së jashtmi, me imponim e dhunë por ndërtohet së brendshmi me punën tonë të përbashkët. Qeveria e re do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin, fuqizimin e sigurisë dhe thellimin e arsimit dhe kulturës.
Ne do të mbrojmë prodhimin inteligjent. Do të konsolidojmë rritjen ekonomike dhe doemos e shoqëruar me rritjen e mirëqenies shoqërore. Pas liberalizimit të vizave me Shengen, pasaporta e shtetit tonë është e fortë se kurrë më parë.”, u shpreh Kurti.
Kurti më pas u ndal edhe situata aktuale politike në rend ndërkombëtar, duke shtuar se pasiguria është rritur dhe se bllokut perëndimor i duhet më shumë se kurrë koherenca e brendshme për sigurinë dhe lirinë e të drejtat. Ai gjithashtu shprehu qëndrimin e qeverisë së tij, për të vijuar rrugën drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në anëtarësim në NATO.
“Kur u miratua plani i Ahtisarit, në bazë të të cilit u shpall pavarësia, bota kishte tjetër pamje dhe kufizimet që na viheshin për të drejtën tonë për vetëvendosje mendohej se do të kompensoheshin sa me transformimin evropian të Serbisë aq edhe me përfshirjen e shtetit tonë në sistemit evropian kolektiv.
Por sot ne shohim se pasiguria në botë është rritur dhe e bllokut perëndimor i nevojitet koherenca e brendshme për të mbajtur sistemin e sigurisë në Evropë dhe udhëheq botën drejt vlerave të lirisë dhe të të drejtave të njeriut. Ndryshimet në mjedisin ndërkombëtar janë të pashmangshme. Fqinji në veri i do veçse eurot nga Evropa po orientimin nga Kremlini. Prandaj nevojitet të forcojmë edhe më tej shtetësinë e Kosovës, demokracinë dhe aleancat me shtetet perëndimore dhe shtetet fqinj që kanë vlerat dhe interesat sikurse ne.”, tha Kurti./Dosja.al
albin kurti kuveni i kosoves serbi
Politike
17 Shkurt 2026, 11:25
D.S
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli rreth procesit gjyqësor në Hagë të ish-krerë...
Politike
17 Shkurt 2026, 10:58
D.S
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, theksoi se Kosova, 18 vjet më parë, u ngrit nga vuajtja në dinj...
Politike
17 Shkurt 2026, 10:50
E. D
KOSOVË- Seanca solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka nisur. E para që ka marrë fjalën është...
Politike
17 Shkurt 2026, 10:35
D.S
Hashim Thaçi
Dhomat e Specializuara në Hagë bënë të ditur se më 27 shkurt do të mbahen deklaratat hyrëse n&e...
Politike
17 Shkurt 2026, 10:12
D.S
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti uroi pavarësinë të gjithë shqiptarëve. ...
Politike
17 Shkurt 2026, 10:08
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për personat e...
Politike
17 Shkurt 2026, 09:53
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar nga qelia pavarësinë e Kosovës. Me anë të nj&eu...
Politike
17 Shkurt 2026, 09:36
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së Pavar&eum...
Politike
17 Shkurt 2026, 09:34
D.S
Flamuri i Kosoves
Me ngritjen solemne të flamurit shtetëror, Kosova nisi ceremonitë zyrtare për shënimin e 18-vjetorit të pav...
Politike
17 Shkurt 2026, 08:43
E. D
Zamira Sinaj
VLORË- Deputetja e Partisë socialiste Zamira Sinaj së fundmi ka dorëzuar një nismë në Kuvend...