Politike

"Po përballet me një agresion barbar"/ Rama për Mirlinda Karçanaj: Linda ka qenë e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej

Në prezantimin e drejtorit të ri, Igli Tafa, Rama ka falënderuar publikisht Karçanajn për kontributin e saj disavjeçar në administratën publike dhe duke dënuar ashpër sulmet ndaj saj.

17 Shkurt 2026, 11:56 Nga D.S
"Po përballet me një agresion barbar"/ Rama për
Edi Rama

TIRANË- Kryeminitri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë në mbështetje publike të Mirlinda Karçanajt, ish-drejtoreshës së AKSHI-t, e akuzuar nga SPAK për abuzime me tenderat. Në prezantimin e drejtorit të ri, Igli Tafa, Rama ka falënderuar publikisht Karçanajn për kontributin e saj disavjeçar në administratën publike dhe duke dënuar ashpër sulmet ndaj saj.

Kreu i qeverisë, nënvizoi se Karçanaj ka qenë një nga figurat më të angazhuara në punë, duke shtuar se ajo ishte e  para që vinte në punë dhe e fundit që largohej.

“Në radhë të parë desha të vij vetë për të bërë një falënderim për Linda Karcanajnë, e cila ka punuar pranë meje për 2 dekada, që kur kemi qenë në bashkinë e Tiranës. E njoh si një njeri të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. Ju e njihni dhe besoj së ndani mendimin se Linda ka qenë e para që vinte në punë dhe fundit që largohej. Jam pikëlluar për gjithçka që ajo po kalon, për agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale, që e asociojnë me gjera të cilat nuk kanë lidhje me Lindën”, tha Rama.

"Në radhë të parë desha të vij vetë për të bërë një falënderim për Linda Karcanajnë, e cila ka punuar pranë meje për 2 dekada, që kur kemi qenë në bashkinë e Tiranës. E njoh si një njeri të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. Ju e njihni dhe besoj së ndani mendimin se Linda ka qenë e para që vinte në punë dhe fundit që largohej. Jam pikëlluar për gjithçka që ajo po kalon, për agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale, që e asociojnë me gjera të cilat nuk kanë lidhje me Lindën.

Unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në një hetim, por kam dijeni për faktin që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë. Ka një karriere nga më të shkëlqyerat. Me të gjithë partnerët e nivelit të lartë të AKSHI-t, Microsofet etj. Unë kam dëgjuar fjalët më entuziaste dhe mbresat e jashtëzakonshme për ju dhe Linda Karcanaj. Ajo ndodhet në një kalavar nga ku unë besoj se do të dalë e pastër, por i takon drejtësisë ta thotë këtë gjë. Kjo nuk dot ë thotë që ti hidhen poshtë vlerat që ka krijuar dhe ti hidhet poshtë revolucioni," tha Rama./Dosja.al 

edi rama mirlinda karcanaj igli tafa skandali akshit

Sondazh

Poll