Politike

"Nderojmë rezistencën dhe luftën e drejtë të UÇK-së"/ Kurti: Kosova po rritet! Kremtofshim të gjithë bashkë për jetë e mot

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti shkruan se, po rritet numri i viteve të pavarësisë e numri i njohjeve të shtetësisë, po rritet ekonomia e vendit, mirëqenia e qytetarëve, dhe fuqia e shtetit të Kosovës.

17 Shkurt 2026, 10:12 Nga D.S
"Nderojmë rezistencën dhe luftën e drejtë të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti uroi pavarësinë të gjithë shqiptarëve. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti shkruan se, po rritet numri i viteve të pavarësisë e numri i njohjeve të shtetësisë, po rritet ekonomia e vendit, mirëqenia e qytetarëve, dhe fuqia e shtetit të Kosovës.

Kryeministri theksoi se sot festojmë, por njëkohësisht edhe nderojmë rezistencën paqësore e kryengritjet e armatosura, të cilat kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Kosova po rritet. Po rritet numri i viteve të pavarësisë e numri i njohjeve të shtetësisë, po rritet ekonomia e vendit, mirëqenia e qytetarëve, dhe fuqia e shtetit. Para 18 vjetëve lindi Pavarësia e Republikës së Kosovës, por lindi e pjekur, sepse shumë breza të veprimtarëve, mbarë populli ynë me gjenerata të panumërta ka kontribuar dhe është sakrifikuar që ne të jemi të lirë dhe të pavarur, të kemi shtet demokratik dhe sovran. Sot festojmë, por njëkohësisht edhe nderojmë rezistencën paqësore e kryengritjet e armatosura, të cilat kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gëzuar Pavarësia,18-vjetori, dhe kremtofshim të gjithë bashkë për jetë e mot!", tha Kurti./Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll