Aktualitet

Operacioni ‘Filizat’ në Tiranë, shfrytëzonin të mitur për të lypur e punuar gjatë natës, 8 të arrestuar

Sipas njoftimit të policisë, katër prej tyre, konkretisht  Eles Brahimaj, 41 vjeç, Rakip Sinani, 35 vjeç, Mikel Rama, 35 vjeç dhe Miklovan Gogaj, 34 vjeç, iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

17 Shkurt 2026, 11:51 Nga D.S

 

Operacioni ‘Filizat’ në Tiranë, shfrytëzonin të
Foto nga vendngjarja

 

TIRANË- Policia e Tiranës ka ndaluar tetë persona pasi shfrytëzonin për të punuar dhe për të lypur fëmijët e tyre të mitur. Sipas njoftimit të policisë, katër prej tyre, konkretisht  Eles Brahimaj, 41 vjeç, Rakip Sinani, 35 vjeç, Mikel Rama, 35 vjeç dhe Miklovan Gogaj, 34 vjeç, iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërsa ndaj, I.L. B., 35 vjeçe, A. M., 41 vjeçe, M. S., 35 vjeçe dhe A. Sh., 35 vjeçe, Prokurorisë së Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu bëhet me dije se, nga veprimet hetimore disamujore, ka rezultuar se këta persona, individualisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për të punuar kryesisht gjatë natës, si dhe për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 9-11 vjeç, në zona të ndryshme.

"Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Filizat”. Individualisht dhe në grupe, shfrytëzonin për të punuar dhe për të lypur, kryesisht gjatë natës, fëmijët e tyre 9-11 vjeç, ekzekutohen masa sigurie për 8 shtetas (për 4 prej tyre, “Arrest në burg”).

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të cilët shfrytëzojnë fëmijët, për të punuar dhe/ose për të lypur, u finalizua operacioni i koduar “Filizat”, gjatë të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë:

-“Arrest në burg”, për shtetasit E. B., 41 vjeç, R. S., 35 vjeç, M. R., 35 vjeç dhe M. G., 34 vjeç;

-“Arrest në shtëpi”, për shtetaset L. B., 35 vjeçe, A. M., 41 vjeçe, M. S., 35 vjeçe dhe A. Sh., 35 vjeçe.

Nga veprimet hetimore disamujore, ka rezultuar se këta shtetas, individualisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për të punuar kryesisht gjatë natës, si dhe për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 9-11 vjeç, në zona të ndryshme në juridiksion të Komisariatit të Policisë Nr. 2. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”., shkruhet në njoftim./Dosja.al

operacioni filizat policia etiranes shfrytëzonin të mitur për të lypur e punuar gjatë natës 8 të arrestuar

Sondazh

Poll