Aktualitet

Plagosja e 18-vjeçares në “Gjuta hotel” në Sauk/ Gjykata vendos “Arrest me burg” për të dashurin, lirohen dy personat e tjerë

Ndërkohë gjykata ka liruar Valdimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit si dhe nëna e tij, Mirvete Gjuta, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

17 Shkurt 2026, 10:48 Nga E. D
Plagosja e 18-vjeçares në “Gjuta hotel” në Sauk/
Gjuta hotel

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë burg Erisjaldo Gjutë, të dashurin e 18-vjeçares, Natalia Murati e cila tre ditë më parë u plagos me armë zjarri në dhomën e hotelit “Gjuta” në zonën e Saukut në Tiranë. Ndërkohë gjykata ka liruar Valdimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit si dhe nëna e tij, Mirvete Gjuta, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Konkretisht i dashuri i 18-vjeçares akuzohet për “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndërkohë në kërkim janë Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit dhe kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si ndodhi ngjarja?

Natalia Murati, 18 vjeçe u plagos me armë zjarri në hotel Gjuta në zonën e Saukut në Tiranë, në pronësi të familjes së të dashurit të saj më 14 shkurt.  Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar dy nga pronarët e hotelit, ndërsa dy anëtarë të familjes Gjuta vazhdojnë të jenë në kërkim.

Pasi 18-vjeçarja ka mbërritur në spital, policia ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka zbuluar se ngjarja ka ndodhur të Hotel Gjuta, duke çuar në arrestimin e pronarëve Vladimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit me të cilin vajza kishte raport intim, dhe Mirvete Gjuta, nëna e tij, të akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në kërkim u shpallën Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit, kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./Dosja.al

gjuta hotel natalia murati

Sondazh

Poll