Aktualitet

Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin

Mësohet se Ismaili u pezullua pas një hetimi të SPAK-ut lidhur me abuzimet me tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), skandal i cili çoi në marrjen e masave shtrënguese për disa zyrtarë.

17 Shkurt 2026, 08:55 Nga D.S
Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI,
Policia

TIRANË- Besmir Dervishi është emëruar nëndrejtor i ri i Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar në detyrë Erion Ismailin. Mësohet se Ismaili u pezullua pas një hetimi të SPAK-ut lidhur me abuzimet me tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), skandal i cili çoi në marrjen e masave shtrënguese për disa zyrtarë.

Dervishi vjen në këtë pozicion pas një eksperience të gjatë në strukturat e rendit, ku ka shërbyer më parë si shef i komisariateve numër 3 dhe 5 në kryeqytet. Së fundmi, ai mbante postin e shefit të Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, duke treguar një profil të lartë profesional në luftën ndaj kriminalitetit./Dosja.al

erion ismailin besmir dervishi policia e tiranes

Sondazh

Poll