Aktualitet

Moti i keq, rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksi Burrel- Skurraj

Kjo situatë ka krijuar rrezik të lartë për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës dhe Maqedonia e Veriut drejt bregdetit dhe veriut të vendit.

17 Shkurt 2026, 09:21 Nga D.S
Moti i keq, rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksi Burrel-
Burrel–Skuraj

BURREL- Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel–Skuraj, duke u përqendruar kryesisht në sektorin C dhe zonën e Shkopetit. Kjo situatë ka krijuar rrezik të lartë për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës dhe Maqedonia e Veriut drejt bregdetit dhe veriut të vendit.

Përveç bllokimit të rrugës, segmenti mbetet tejet problematik për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe mbrojtëseve anësore, gjë që shton rrezikun e rënies së mjeteve në liqenin e Shkopetit. Mësohet ekipet e mirëmbajtjes “Abazi shpk”, janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit në të gjithë segmentin deri në Milot. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ulin shpejtësinë gjatë kalimit në këtë aks./Dosja.al

abazi shpk aksi burrel- skurraj probleme me rrëshqitje gurësh burrel

Sondazh

Poll