Aktualitet

U godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës në rikonstruksion/ Plagoset nxënësi në Kukës

Mësohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të godinës së ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, e cila po rikonstruksionohet nga një firmë ndërtimi.

17 Shkurt 2026, 09:08 Nga D.S
U godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit
Shkolla

KUKËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kukës, ku një nxënës i një shkolle 9-vjeçare ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij. Mësohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të godinës së ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, e cila po rikonstruksionohet nga një firmë ndërtimi.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur i mituri po përpiqej të merrte topin pranë kantierit të ndërtimit. Ndërkohë nga kati i tretë i godinës janë hedhur materiale inerte, të cilat e kanë goditur nxënësin, duke i shkaktuar plagë dhe dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

I mituri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të Kukës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas ai është dërguar me urgjencë drejt Spitali i Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, ngjarja nuk është raportuar zyrtarisht nga Policia e Kukës, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe procedurat e ndjekura në raste të tilla.

Nga ana tjetër, Inspektoriati i Punës ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar punimet në godinë dhe duke vendosur shiritat e sigurisë, për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe masave mbrojtëse në kantier./Dosja.al

kukes u godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës në rikonstruksion plagoset nxënësi në kukës

Sondazh

Poll