Aktualitet

Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit/ ARRSH: Aksi Qafë Thora i bllokuar! Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes...

Gjithashtu ARRSH bën me dije se veç këtij aksi, qarkullimi vijon normalisht në segmentet e tjera rrugore. Ndërkohë, në terren vijon puna për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës.

17 Shkurt 2026, 09:27 Nga E. D
Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit/ ARRSH: Aksi
foto ilustruese

TIRANË- Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë natës në zonat veriore dhe juglindore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi, ka renditur të gjitha zonat me prani të reshjeve të dëborës, ku e bllokuar mbetet vetëm Qafë Thora për shkak të rënies së ortekëve. Gjithashtu ARRSH bën me dije se veç këtij aksi, qarkullimi vijon normalisht në segmentet e tjera rrugore. Ndërkohë, në terren vijon puna për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar dëbora në zonën veriore në lartësi mbi 800m, si dhe në juglindje të vendit.

Reshje dëbore ka pasur në: Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Fierzë–Bajram Curri, Kukës–Krumë, Kukës–Shishtavec, Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth, Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Tre Urat.

Përveç zonës së Qafë Thorës, e cila vijon të jetë e bllokuar prej rënies së vazhdueshme të ortekëve, të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren po punojnë me pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore./Dosja.al

arrsh moti i keq

Sondazh

Poll