Politike

"Vjosa Osmani u kërcënua për dy vjet"/ Rama: Prokurorët donin t’i dhunonin zyrën se me demek do gjenin prova për krime kundër njerëzimit

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se këta prokurorë donin të gjenin prova për krime kundër njerëzimit në institucionin e presidencës, por Osmani nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

16 Shkurt 2026, 13:16 Nga E. D
"Vjosa Osmani u kërcënua për dy vjet"/ Rama:
Edi Rama

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, pasi nuk ka lejuar që prokuroret të dhunojnë institucionin e Presidencës. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se këta prokurorë donin të gjenin prova për krime kundër njerëzimit në institucionin e presidencës, por Osmani nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

"Edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar; ju nuk e dini, pasi nuk është thënë asnjëherë. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës. Kërcënimi I Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe nderin e Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll