Politike

Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t është ai që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës

Gjatë deklaratës për mediat, Berisha pretendon se rroga e Tafës u rrit për t’i përshtatur klanit Rama dhe se AKSHI po shndërrohet në një “sipërmarrje shtetërore private” nën kontrollin e Edi Ramës.

16 Shkurt 2026, 12:56 Nga E. D
Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t është ai që dha tenderin 75
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Igli Tafa, i vendosur në krye të AKSHI-t, përfaqëson “një kukull” të klanit të Surrelit dhe është pjesë e “plaçkitjes së qindra miliona eurove” nga thesari i shtetit. Gjatë deklaratës për mediat, Berisha pretendon se rroga e Tafës u rrit për t’i përshtatur klanit Rama dhe se AKSHI po shndërrohet në një “sipërmarrje shtetërore private” nën kontrollin e Edi Ramës.

"Zonja dhe zotërinj, dua t’u njoh me disa zhvillime të fundit, po në këtë linjë. Në krye të kopshtit privat të tij, AKSHI-t, vendoset famëziu Igli Tafa. Çfarë përfaqëson Igli Tafa? Drejtorin e Sigurisë Kibernetike, i cili është edhe autori i tenderit 75 milionë euro për baxhon e Ramës apo për kunatin e florinjtë të Linda Ramës, në të cilën nuk vërtetohet asnjë punim, asnjë shpenzim, përveç plaçkitjes nga thesari i shtetit të 75 milionë eurove, nga të cilat transhi i fundit prej 25 milionë u lëvrua meurdhër direkt të Edi Ramës nga Ministri i Financave një muaj më parë dhe unë e denoncova në këtë sallë, e denoncova edhe në parlament.

Pra, Igli Tafa është një kukull, një vegël e klanit të Surrelit që do të majmet me çdo çmim nga AKSHI, nga i cili kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro. Igli Tafa ka pasur një rrogë dy herë më të madhe dhe Edi Rama ka marrë përsipër t’i rregullojë rrogën. Edi Rama po krijon tani AKSHI-n si sipërmarrje shtetërore private ku duart e zeza të klanit Rama nëpërmjet klanit Frangu shtrihen dhe e kapin plotësisht. Pra, Edi Rama nuk heq dot kurrë dorë nga vjedhja, është i gatshëm gjer minutën që do qëndrojë në pushtet, të vjedhë gjer në palcë qytetarët shqiptare," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll