Politike

VIDEO/ Vizita zyrtare, Rama takohet me Presidenten Vjosa Osmani

Vizita e kryeministrit Rama zhvillohet me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

16 Shkurt 2026, 12:09 Nga E. D
VIDEO/ Vizita zyrtare, Rama takohet me Presidenten Vjosa Osmani
Edi Rama, Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur sot në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare. Ai u prit në Presidencë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku takimi zyrtar sapo ka filluar. Vizita e kryeministrit Rama zhvillohet me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Rama pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe aktivitete të tjera zyrtare.


“Më datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin zyrtar./Dosja.al

edi rama vjosa osmani

Sondazh

Poll