Politike

Rama në promovimin e librit “Kur heshtja flet”: Ish-krerët e UÇK u armatosën kundër një politike shfarosëse! Prokuroria nuk provoi asgjë kundër UÇK

Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.

16 Shkurt 2026, 13:11 Nga E. D
Rama në promovimin e librit “Kur heshtja flet”: Ish-krerët
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, deklaroi se Prokuroria nuk provoi asgjë kundër UÇK. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ish-krerët e UÇK, u armatosën kundër një politike shfarosëse.

Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.

“Përballë një situate të tillë fjalët nuk janë të lehta për t’u gjetur. Ndërkohë ndër disa mendime qe besoj vlejnë të ndahen i pari ishte mendimi se kush është sot në të njëjtën godinë që vuan dënim, pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare sot të dënuar nga ajo gjykatë ose më saktë nda drejtësia ndërkombëtare janë Radovan Karaxhiçi që u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë të tërë terrori dhe spastrimit.

Në atë kohë u dënua po ashtu me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë së shfarosjes edhe autori i 8 mijë njerëzve të pafajshëm në Srebrenicë. U shenjëstruan fëmijë e gra. Njëfarë Milan Rukiç i dënuar në përjetësi për krime që lënë pa fjalë edhe fjalorin e më të keqes dikush që lidhte njerëz të gjallë dhe i hidhte në lumë…Dhe tre autorë të tjerë përdhunimesh vrasjesh, krimesh nga më makabret.

Tani sipas kërkesës së Prokurorisë së Tribunalit në Hagë këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe 4 të tjerë në anën tjetër të barrikadës, ndërkohë që Prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme sepse nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Nuk ka asnjë lidhje me varrezat masive të njerëzve të pafajshëm, shënjestrimin e fëmijëve e grave nga snajper të vendosur aty apo me përdhunime, vrasje e mbytje njerëzish në lumë. Asgjë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll