Politike

"Ramës i ka ardhur fundi"/ Berisha: Beteja e opozitës nuk është për Ballukun, por kundër tij personalisht

Ai theksoi se opozita do të vijojë protestat dhe se opinioni publik ndërkombëtar është në mbështetje të qytetarëve shqiptarë dhe kundër qeverisë aktuale.

16 Shkurt 2026, 12:50 Nga E. D
"Ramës i ka ardhur fundi"/ Berisha: Beteja e opozitës nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme deklaroi se beteja e opozitës nuk është për Belinda Ballukun, por kundër Ramës.  Gjithashtu, duke folur për zhvillimet e fundit ndërkombëtare, Berisha tha se reagimet nga Brukseli dhe partnerët e Shqipërisë janë të forta dhe të qarta kundër çdo ndërhyrjeje politike në drejtësi.

Ai theksoi se opozita do të vijojë protestat dhe se opinioni publik ndërkombëtar është në mbështetje të qytetarëve shqiptarë dhe kundër qeverisë aktuale.

"Kjo që po ndodh po ndodh nga një kryehajdut në rreth të kuq, i cili, të dashur qytetarë dhe qytetare, ka jo një, jo 10, jo 100, por ka qindra e qindra firma për plaçkitje dhe grabitje, qoftë të buxhetit, qoftë të taksave tuaja, qoftë të pasurive tuaja publike. Edi Ramës i ka ardhur fundi. Më 20 shkurt të vitit 1991, qytetarët shqiptarë nën moton, ta shporrim qelbësirën, kaluan mbi tanke, autoblinda, mitraloza dhe në kryengritje paqësore përmbysën shtatoren e atit shpirtëror të Edi Ramës, që kishte varfëruar shqiptarët në shkallën më ekstreme, i kishte shtypur ata në mënyrën më mizore.

Edi Rama i ka vjedhur shqiptarët sa askush tjetër në tërë historinë e tyre. Edi Rama po u thotë shqiptarëve se tani merrni Belindën, merrni Lubinë dhe mua nuk do keni më ç’të më bëni kurrë mua dhe ministrave të tjerë. Beteja e opozitës nuk është për Lubinë, e kemi theksuar dhe e theksojmë 100 herë, jo, beteja e opozitës dhe e shqiptarëve është personalisht kundër Edi Ramës, autorit famëzi të sistemit më kleptokratik që ka njohur Shqipëria dhe të narkoshtetit. Qytetarët unk mbushin rrugët dhe sheshet për Lubinë. Qytetarët mbushin rrugët vetëm për Edi Ramën. Ata duan largimin e tij të menjëhershëm nga posti i kryeministrit si një uzurpator," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll