Politike

Protesta kombëtare e opozitës, Rama: PD vetmja parti parlamentare në Europë që ka në program dhunën

Ai tha se mercenarët u shfaqën përsëri, duke hedhur bomba artizanale drejt godinave qeveritare. 

15 Shkurt 2026, 09:34 Nga DOSJA
Protesta kombëtare e opozitës, Rama: PD vetmja parti parlamentare
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për protestën kombëtare të opozitës, e cila u mbajt më 10 shkurt. Gjatë podcasti-t të tij 'Flasim', Rama u shpreh se PD është e vetmja parti parlamentare në Europë që ka në program dhunën.

Ai tha se mercenarët u shfaqën përsëri, duke hedhur bomba artizanale drejt godinave qeveritare. Sipas tij, protestuesit janë paguar për të hedhur molotovë dhe lëndë plasëse gjatë protestës.

“Në Europë ka protestues anarkistë, huliganë, neofashistë, por qysh nga koha e partive famëkëqija në Gjermani e Itali të shumë viteve më parë, ka vetëm një parti parlamentare në Europë që të ketë pjesë të pandarë të programit të saj shkatërrimin e pronës, ushtrimin e dhunës dhe organizimin e trupava paramilitare.

Rrugeçërit e lagjes me maska paguhen për të hedhur molotovë. Mercenarët tani kanë kaluar në hedhjen e bombave të mirëfillta artizanale, të përgatitura nga udhëheqja e PD-së, që synojnë plagosjen e sa më shumë policëve. Këto protesta janë si një jashtëderdhje e plakut të lajthitur që i organizon që dalin në mediat e huaja dhe që prishin imazhin e Shqipërisë”, tha mes të tjerash Rama./Dosja.al

edi rama podcast opozita

Sondazh

Poll