Politike

Washington D.C. shpall zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Në vendimin e saj, Bowser thotë se kjo është si rezultat i përparimit të madh që Kosova ka shënuar për mbrojtjen e ligjit, të drejtave të njeriut e forcimit të saj ndërkombëtar që nga viti 2008.

14 Shkurt 2026, 22:01 Nga E. D
Washington D.C. shpall zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e
foto ilustuese

KOSOVË- Ambasada e Kosovës në SHBA ka njoftuar se tashmë kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, ka vendosur që ta shpallë 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës, si datë zyrtare në Uashington DC.

Në vendimin e saj, Bowser thotë se kjo është si rezultat i përparimit të madh që Kosova ka shënuar për mbrojtjen e ligjit, të drejtave të njeriut e forcimit të saj ndërkombëtar që nga viti 2008.

Në një postim të publikuar në rrjetin social X, ambasada ka theksuar se njohja zyrtare e 17 shkurtit jo vetëm që nderon historinë e Kosovës, por gjithashtu forcon lidhjet kulturore dhe diplomatike mes komunitetit kosovar dhe qytetarëve të Washingtonit. 

Njoftimi i plotë:

Duke pasur parasysh se, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ka shënuar përparim të madh në promovimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare;

dhe duke pasur parasysh se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është unike dhe e qëndrueshme, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, partneritet afatgjatë dhe respekt të thellë të ndërsjellë;

dhe duke pasur parasysh se qytetarët shqiptaro-amerikanë japin kontribute të rëndësishme në pasurimin kulturor dhe qytetar të Uashingtonit, DC;

dhe duke pasur parasysh se ne i bashkohemi komunitetit shqiptar dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në përkujtimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

TANI, PRANDAJ, UNË, KRYETARJA E BASHKISË SË WASHINGTON, DC, shpall 17 shkurtin 2026 si ‘DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS’ në Uashington, DC./Dosja.al

ambasada e kosovës ne shba

Sondazh

Poll