Politike

"Helmimi i Navalny nga Putini, një akt mizor"/ Berisha: PD dënon aktin kriminal të diktatorit rus

Berisha thekson se PD, dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal madhor të diktatorit Putin dhe u bën thirrje qeverive të vendeve të lira, opinionit publik dhe institucioneve të dënojnë me forcën më të madhe helmimin nga Putini të kundërshtarit të tij politik.

14 Shkurt 2026, 22:51 Nga E. D

"Helmimi i Navalny nga Putini, një akt mizor"/ Berisha: PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se, lideri i opozitës ruse, Aleksej Navalni është helmuar në burg. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, ky është një akt mizor i diktatorit rus.

Berisha thekson se PD, dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal madhor të diktatorit Putin dhe u bën thirrje qeverive të vendeve të lira, opinionit publik dhe institucioneve të dënojnë me forcën më të madhe helmimin nga Putini të kundërshtarit të tij politik.

Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Helmimi i Aleksej Navalnit nga Putini, një akt mizor. Të dashur miq, pesë vende europiane, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Hollanda dhe Suedia deklaruan sot se lideri i opozitës ruse, zëri i lirë i ndërgjegjes së kombit të tij, ka vdekur i helmuar në burg në Arktik nga helmi vdekjeprurës i bretkosës shigjetë, që gjendet në Amerikën e Jugut dhe që nuk gjendet në Rusi.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal madhor të diktatorit Putin dhe u bën thirrje qeverive të vendeve të lira, opinionit publik dhe institucioneve të dënojnë me forcën më të madhe helmimin nga Putini të kundërshtarit të tij politik./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll