Aktualitet

U ekstradua nga Belgjika në Shqipëri/ Gjykata e Posaçme lë në burg Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës

Çela akuzohet për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale, përfshirë vrasje, trafik droge dhe pastrim parash. Emri i tij është përmendur në disa episode hetimore të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale.

13 Shkurt 2026, 16:18 Nga E. D
U ekstradua nga Belgjika në Shqipëri/ Gjykata e Posaçme lë
Suel Çela, Mario Çela

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "Arrest në burg" për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës, i cili u ekstradua mbrëmjen e djeshme nga Belgjika. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet belge, ndërsa Suel Çela është person i shpallur në kërkim.

Çela akuzohet për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale, përfshirë vrasje, trafik droge dhe pastrim parash. Emri i tij është përmendur në disa episode hetimore të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale.

Mario Çela u arrestua në Belgjikë, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte në Shqipëri dhe në vende të Bashkimit Europian. Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili sipas hetimeve ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës.

Disa nga anëtarët, të cilët kishin role kyçe ishin pjesë operative e organizatës. Ata ishin të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, si vrasje me paramendim dhe trafikun e lëndëve narkotike. Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.

Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë dhe është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021./Dosja.al

suel Çela mario cela

Sondazh

Poll