Aktualitet

Protesta kombëtare e opozitës/ Gjykata cakton masat e sigurisë për 7 të miturit e proceduar

Bëhet me dije se për 7 të miturit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, një herë në muaj.

13 Shkurt 2026, 15:47 Nga E.d
Protesta kombëtare e opozitës/ Gjykata cakton masat e sigurisë
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e mitur, të cilët janë ndaluar nga policia gjatë protestës kombëtare të opozitës e cila u mbajt 10 shkurt. Bëhet me dije se për 7 të miturit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, një herë në muaj.

Protesta e opozitës e cila nisi si një kryengritje paqësore, përfundoj në përdorimin e lëndëve plasëse dhe përdorim të molotovëve kundrejt godinave qeveritare si Kryeministria dhe Kuvendi. Në lidhje me këtë, policia përdori me ujë me presion e gaz lotsjellës ndaj protestuesve./Dosja.al

protesta opozita gjykata

Sondazh

Poll