Aktualitet

Fshihte në banesë kallashnikov pa leje, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Në lidhje me këtë është sekuestruar nga policia një 1 armë zjarri kallashnikov.

13 Shkurt 2026, 14:59 Nga E.d
Fshihte në banesë kallashnikov pa leje, arrestohet 33-vjeçari
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi fshihte në banesë kallashnikov pa leje.

Në lidhje me këtë është sekuestruar nga policia një 1 armë zjarri kallashnikov. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës, goditje të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni i koduar “Hidden”. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov. Vihet në pranga shtetasi që fshihte armën, në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operacionale, kryer me intensitet të shtuar, 24/7, në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke mbajtur pa leje ose fshehur armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Hidden”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi I. D., 33 vjeç. 33-vjeçari kishte fshehur në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”, 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën e kishte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

tiranë 33-vjeçar kallashnikov pa leje

Sondazh

Poll