Alarmi Demografik: Në 10 vite shqiptarët u plakën gati 5 herë më shpejt se Europa
Foto ilustruese Për dekada me radhë, Shqipëria kryesoi Europën si një prej vendeve me popullsinë më vitale dhe më t...
Instituti EPIK ka publikuar të dhëna të detajuara mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në numrin e azilkërkuesve nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Si ka ndikuar liberalizimi i vizave në numrin e azilkërkuesve nga Kosova brenda BE-së dhe a ka pasur migrim të qytetarëve të Kosovës drejt BE-së në vitin e parë të liberalizimit të vizave?
Instituti EPIK ka publikuar të dhëna të detajuara mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në numrin e azilkërkuesve nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas raportit, gjatë vitit të parë pas liberalizimit të vizave, Kosova ka shënuar një rritje prej 144% të kërkesave për azil, krahasuar me periudhën para liberalizimit.
Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 5,635 kërkesa për azil nga qytetarët e Kosovës në vendet e BE-së. Destinacionet kryesore ishin Franca me 3,150 kërkesa, Gjermania me 1,665 dhe Italia me 485 kërkesa.
“Ndonëse kërkesat për azil nga Kosova u rritën për 144% në vitin e parë të liberalizimit të vizave, kjo rritje është në fakt mjaft e ultë nëse krahasohet me rritjen e numrit të azilkërkuesve nga vende të tjera të rajonit në vitin e tyre të parë të liberalizmit të vizave. Në rastin e Maqedonisë së Veriut numri i azilkërkuesve u rrit për 895%, në rastin e Serbisë 356%, ndërsa në rastin e Shqipërisë 166%. Vetëm Mali i Zi dhe Bosnja arritën të mbajnë rritjen e numrit të azilkërkuesve nën 100%.”
EPIK thekson se kjo rritje ishte e përkohshme dhe mbeti brenda parametrave të parashikuara, pa shenja të një vale të re emigrimi.
Në raportin krahasues për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet në mesin e vendeve me rritje më të ulët të numrit të azilkërkuesve pas liberalizimit të vizave.
Rritja për Maqedoninë e Veriut ishte 895%, për Serbinë 356%, për Shqipërinë 166%, ndërsa Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kishin rritje nën 100% – respektivisht 79% dhe 26%.
Të dhënat e grafikëve të Eurostat tregojnë qartë se, ndonëse pas liberalizimit numri i kërkesave për azil u rrit në të gjitha vendet e rajonit, Kosova qëndroi në mes të tabelës, me një nivel migrimi shumë më të kontrolluar sesa fqinjët e saj në vitet e para të lëvizjes së lirë me BE-në.
Raporti përfundon se këto shifra dëshmojnë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka shkaktuar krizë migratore, por një reagim të përkohshëm që tashmë po stabilizohet brenda pritjeve institucionale të BE-së.
Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë një ndër rrugët më të gjata dhe më të ndërlikuara në historinë e marrëdhënieve të vendit me Bashkimin Evropian. Ky proces ka filluar zyrtarisht në vitin 2012, kur Komisioni Evropian dorëzoi Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, që përfshinte mbi 90 kritere teknike, ligjore dhe politike që Kosova duhej të përmbushte.
Pas disa vlerësimeve pozitive nga Komisioni Evropian, Kosova mori konfirmimin për përmbushjen e të gjitha kritereve në korrik 2018. Megjithatë, procesi politik për miratimin përfundimtar u zvarrit për më shumë se pesë vjet, për shkak të kundërshtimeve të disa shteteve anëtare të BE-së.
Pas një dekade përpjekjesh diplomatike, më 1 janar 2024 u bë e mundur që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, për qëndrime afatshkurtra deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore./Monotor.al
Foto ilustruese Për dekada me radhë, Shqipëria kryesoi Europën si një prej vendeve me popullsinë më vitale dhe më t...
Marco Rubio DANIMARKË- Kryeministrja daneze Mette Frederiksen planifikon të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së,&...
Rrushan Selko TIRANË- Analiza e ADN-së ka vërtetuar shkencërisht se autori i abuzimit seksual të vajzës 12-vjeçar...
AKU TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun agro-ushqimor në Tiranë, në subjekte t&eu...
Bashkim Fusha TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga tentativa e grabitjes me armë mesditën e s&eu...
Gilmando Dani TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në...
Avokati i Selimit HOLLANDË- Avokati i Selimit nis me kundërargumentimin e pretendimit të parë të Prokurorisë kinse Selimi ka...
Bashkim Fusha TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me grabitjen e filialit të FiBank nj&...
Foto ilustruese Megjithë rënien e fortë të lindjeve, shtesa natyrore e vendit mbeti në territor pozitiv në vitin 2025 pasi vd...
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Vorë-Fushë-Prezë, ku një 23 vjeçare ka humb...