Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Sipas mediave britanike, Shehu akuzohet për vrasjen e një shoferi letonez.

13 Shkurt 2026, 14:49 Nga E.d
EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasje nga Mbretëria e
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar. Ai është Altin Shehu, për të cilin gjykata britanike ka caktuar më 15 janar masën e sigurisë “Arrest në burg” për vrasje. Sipas mediave britanike, Shehu akuzohet për vrasjen e një shoferi letonez.

Ngjarja ndodhi më 12 gusht 2025, ku letonezi Vladimir Perminovs u vra me thikë. Në lidhje me këtë ngjarje akuzohen edhe tre persona të tjerë, të cilët janë arrestuar. Të arrestuar janë letonezja Erika Korska, shqiptari Shahim Bulica dhe Baljinder Bhamra. Ky i fundit, akuzohet se ka ndihmuar shqiptarin Bulica.


"Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 81”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tirana, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit A. Sh., 34 vjeç, banues në Domje, Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, më datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal të Mbretërisë së Bashkuar. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, vijon procedurat për realizimin e ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar.", thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

“arrest në burg” vrasje altin shehu

Sondazh

Poll