Aktualitet

"Nuredini e diskutonte me mua..."/ 'Plumbi i Artë', rrëfehet Henrik Hoxhaj: Altin Ndocin do ta vrisnim me snajper në burg

Para togave të zeza, Hoxhaj rrëfeu se këmbëngulja për eliminimin e Ndocit ishte aq e madhe, saqë është trajtuar mundësia për vrajsen e tij edhe pasi është futur në burg, me anë të snajperit.

12 Shkurt 2026, 18:05 Nga E. D
"Nuredini e diskutonte me mua..."/ 'Plumbi i Artë',
Henrik Hoxhaj dhe Erion Alibej

TIRANË- Seanca e radhës gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë” është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme. Në këtë seancë, Henrik Hoxhaj zbuloi se si kishte marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit, i cili më 13 janar arriti të arratisej nga Spitali i Durrësit.

Para togave të zeza, Hoxhaj rrëfeu se këmbëngulja për eliminimin e Ndocit ishte aq e madhe, saqë është trajtuar mundësia për vrajsen e tij edhe pasi është futur në burg, me anë të snajperit.

Hoxhaj sqaron se, sipas Nuredin Dumanit, i interesuar për vrajsen e Ndocit ishte Erjon Alibej, i njohur me nofkën "Krymi". Hoxhaj thekson se ekzekutimi i Altin Ndocit ishte ëndrrat e Nuredinit, por kjo nuk u realizua. 

"Kam marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit. Kjo për shkak se këta ishin bërë bashkë dhe ishin bërë kundra Krymit. U mor porosia po nuk u bë, se ishte kovidi. Ndoci ka jetuar nga zona e "Misto Mames". I kam kaluar në lagje, ma ka treguar Nuredini. Bije shumë në sy se ishte pandemi, nuk kishte ku rrije. Sipas Nuredinin Krymi e kishte porositur. Ai investonte. Pastaj Ndoci ra në burg," tha Henrik Hoxhaj.

Po pasi ishte ne burg, a vijoi ndonjë plan Nuredini për vrasjen e tij?

"Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e tij, por nuk e kemi realizuar," tha Henrik Hoxhaj.

Si u arratis Altin Ndoci?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al

henrik hoxhaj

Sondazh

Poll