Politike

Projekti i Kampusit/ Lamallari: Drejtësia me standarde europiane, Shqipërinë që ne duam të lëmë pas

Në ceremoninë e prezantimit të projektit, Lamallari theksoi se ky hap është një ndarje të qartë mes së kaluarës me infrastrukturë të fragmentarizuar dhe vizionit për Shqipërinë 2030, ku drejtësia zë një vend qendror në zhvillimin institucional të vendit.

12 Shkurt 2026, 11:28 Nga D.S
Projekti i Kampusit/ Lamallari: Drejtësia me standarde europiane,
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari e cilësoi Kampusin e Drejtësisë si një investim strategjik që synon modernizimin e sistemit dhe përmirësimin e aksesit të qytetarëve në drejtësi. Në ceremoninë e prezantimit të projektit, Lamallari theksoi se ky hap është një ndarje të qartë mes së kaluarës me infrastrukturë të fragmentarizuar dhe vizionit për Shqipërinë 2030, ku drejtësia zë një vend qendror në zhvillimin institucional të vendit.

Sipas tij, pavarësia e gjyqësorit sot është më e prekshme se një dekadë më parë, por ajo duhet të shoqërohet me llogaridhënie dhe balancë institucionale. Ndër të tjera Ministri i Drejtësisë nënvizoi se roli i politikëbërësve është të sigurojnë kuadrin ligjor dhe burimet e nevojshme për funksionimin e sistemit.

“Kampusi i Drejtësisë është një hap konkret drejt modernizimit dhe sigurisë së sistemit, drejt integrimit të institucioneve dhe drejt rritjes së efikasitetit. Ai është një mesazh i qartë se ne vazhdojmë të investojmë në drejtësi, jo vetëm përmes reformave ligjore, por edhe me mjete reale. Ky projekt është një dëshmi e angazhimit tonë për të vijuar mbështetjen e sistemit gjyqësor në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshme. Sepse një drejtësi moderne kërkon gjithashtu infrastrukturë moderne. Sot vendosim një gur tjetër themeli në këtë rrugë, një investim që do të lërë gjurmë afatgjata në funksionimin e sistemit dhe në perceptimin e qytetarëve për të. Garantimi i drejtësisë për të gjithë është një proces i vazhdueshëm, një proces që kërkon përkushtim dhe bashkëpunim ndërinstitucional,dhe mbi të gjitha integritet profesional.

Bashkë me ambientet e reja, drejtësia që pritet dhe mbështesim nuk është vetëm për këtë mandat të kësaj shumice qeverisëse dhe as vetëm për këtë brez, është për Shqipërinë që ne duam të lëmë pas. Një Shqipëri ku ligji respektohet, ku qytetari ndjehet i mbrojtur dhe ku institucionet janë të forta sepse janë të drejta.Rruga jonë është e qartë: të vazhdojmë të investojmë, të reformojmë dhe të kërkojmë standarde gjithnjë e më të larta, me vizionin përt a vendosur drejtësinë shqiptare në nivelin që meriton, në nivelin e vendeve europiane. Dhe për këtë, angazhimi ynë mbetet i palëkundur e me çdo çmim.

Sot shqiptarët nuk kërkojnë nga drejtësia gjëra të jashtëzakonshme, kërkojnë atë që është normale në çdo demokraci europiane: të trajtohen me dinjitet, të dëgjohen pa paragjykim dhe të mos presin pafund për një vendim që prek jetën apo pronën e tyre. Sot ne kemi nevojë për një drejtësi më humane, që kupton pasojat reale që kanë proceset gjyqësore mbi njerëzit dhe familjet e tyre; një drejtësi më të shpejtë, ku vonesa të mos barazohet me mohim të së drejtës; dhe një drejtësi që funksionon me standarde demokratike, transparencë dhe paanshmëri”, tha Lamallari. Në përfundim, ministri deklaroi se garantimi i drejtësisë për të gjithë është një proces i vazhdueshëm që kërkon përkushtim institucional dhe integritet profesional, duke theksuar se investimet dhe reformat do të vijojnë me synimin për ta vendosur drejtësinë shqiptare në nivelin e standardeve europiane.", tha Lamallari./Dosja.al

besfort lamallari ministri i drejtesise

Sondazh

Poll