Politike

Berisha: Përdorimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së si mburojë politike është një akt i shëmtuar

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha tha se sipas pikëpamjes së tij, gjyqi që po mbahet në Hagë tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre.

12 Shkurt 2026, 10:55 Nga d.sa
Berisha: Përdorimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se përdorimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe udhëheqësve politik të Kosovës, nga ana e kryeministrit është një akt i shëmtuar.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha tha se sipas pikëpamjes së tij, gjyqi që po mbahet në Hagë tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Ndër të tjera, Kreu i opozitës theksoi se, çështja e gjyqit në Kuvend u ngrit vetëm si një mënyrë për të tejkaluar çështjen e mandateve.

"Përdorimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve politik të Kosovës, nga një kriminel ordiner si mburojë, është një akt i shëmtuar. Unë kam shprehur pikëpamjet e mia lidhur me atë proces, por edhe njëherë kjo tregon se, sa të ulët janë këta dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Nëse do të ishte serioze kjo, nuk ngrihej kjo atëherë kur deputetët e opozitës kërkonin mandatin e Lubi Ballukut. Kjo u ngrit vetëm e vetëm si një mënyrë për të tejkaluar çështjen e mandateve," tha Berisha./Dosja.al

 

uÇk sali berisha seance plenare

Sondazh

Poll