Politike

"Po e rregullon veten t'i ngjash Ramës"/ Berisha i kthehet Peleshit: Je figura më e urryer e Parlamentit

Në fjalën e tij në seancë plenare Berisha tha se Peleshi po mundohet të rregullojë veten për ti ngjarë Ramës.

12 Shkurt 2026, 10:59 Nga D.S
"Po e rregullon veten t'i ngjash Ramës"/ Berisha i kthehet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha iu drejtua Kreut të Kuvendit, Niko Peleshit duke i  thënë se është figura më e urryer e Parlamentit.

Në fjalën e tij në seancë plenare Berisha tha se Peleshi po mundohet të rregullojë veten për ti ngjarë Ramës. Berisha theksoi se, mazhoranca kërkon të prishë parlamentin por sipas tij parlamenti nuk kurrë pasi është i qytetarëve.

"Ju doni të prishni Parlamentin për Ramën, por parlamenti nuk prishet kurrë është i qytetarëve, i sovranit. Parlamenti do e mbrojnë qytetarët. Dhe ti zotëri, që rri këtu mbrapa, e kupton apo jo, dhe që e rregullon veten që t’i ngjasësh Edi Ramës, a e di që je bërë një figurë më e urryera e Parlamentin, je bërë, ta them unë, sepse e shohin që ju po mbroni hajdutët," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha seance plenare edi rama

Sondazh

Poll