Politike

"Je gënjeshtar patologjik"/ Koçiu përplaset me kryedemokratin, Berisha: Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë

Ndërkohë që vetë Berisha u shpreh se gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë, duke iu referuar Koçiut.

12 Shkurt 2026, 11:16 Nga D.S
"Je gënjeshtar patologjik"/ Koçiu përplaset me
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Ministrja Albana Koçiu ka shpërthyer në Kuvend ndaj kreut të PD Sali Berisha, i cili deklaroi se asnjë efektiv nuk u dhunua apo lëndua gjatë protestës së dy ditëve më parë. Koçiu në fjalën e saj e ka quajtur Berishës si një gënjeshtar patologjik. Ndërkohë që vetë Berisha u shpreh se gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë, duke iu referuar Koçiut.

Koçiu: Siç ishe zotrote në spital, isha dhe unë, por ti zgjodhe të mos shohësh policët e të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut. E ke në gen të derdhësh gjak. Pse nuk i takove policët në spital, ata u lënduan sepse u porosit dhunë ndaj tyre. Në vend të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua nuk u dëmtua asnjë polic. Ndaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap. Nuk u shpëton dot shpirtrave të atyre që ke vrarë. Do të të përndjekin.

Berisha: Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë. Nuk i them turp se turpërohet fjala turp me të. Me përgjegjësi të plotë asnjë polic nuk ishte i lënduar dhe i plagosur në spitalin e urgjencës, përkundrazi, protestues paqësor të plagosur me plumba gome në majë të ballit. Ju për të mbrojtur lubitë tuaja….Kjo zonja adresë, “ai vetë ka thënë ti je vetëm për adresa”. Fatin e atij Hoxhajt që foli do pësoni. Ju mos bëni mbrojtjen e krimit në këtë mënyrë se jeni skllevër… Tregoni, por gënjeni këtu. Plagët kanë fotografi, kanë emra ku i ke, tregoni cilët janë. Unë ju them mos prekni me dorë nxënësit, mos revoltoni rininë se më pas ajo nuk njeh kufi. Kryengritja jonë është paqësore. Hajduti ndiqet deri në vrimën e fundit dhe nuk kursehet./Dosja.al

albana kociu sali berisha senace plenare

Sondazh

Poll