"Dje përsëritët 22 shkurtin e vitit 1991"/ Berisha: Akuzuat Belind Këlliçin njësoj si Azem Hajdarin dikur
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se mazhoranca ka përsëritur skenarë të ngjashëm me ngjarjet ...
Berisha tha se, forcat e rendit kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve, përfshirë përdorimin e plumbave gome, ndërsa disa të rinj janë keqtrajtuar dhe arrestuar.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për mashtrim publik lidhur me protestën e fundit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë polic të plagosur. Berisha tha se, forcat e rendit kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve, përfshirë përdorimin e plumbave gome, ndërsa disa të rinj janë keqtrajtuar dhe arrestuar.
Berisha theksoi se mazhoranca ndodhet në panik përballë reagimit të rinisë, të cilën e cilësoi si forcën kryesore të ndryshimit dhe si shpresën e shqiptarëve për t’i dhënë fund varfërimit dhe mjerimit.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë debat, këta janë mashtrues dhe për Edi Ramën janë në gjendje të bëjnë çdo deklaratë, çdo mashtrim. Janë në gjendje të pështyjnë mbi veten e tyre, të bëjnë gjithçka. Asnjë polic i plagosur. Ua tregoj unë historinë. Shkova në urgjencë, kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Asnjë, asnjë, asnjë.
Nxirrni një gërvishtje, nxirrni një të plagosur, gënjeshtarë, gënjeshtarë. Përkundrazi, i gjuajtët me plumba gome në kokë, të cilët janë letalë në kokë. I gjuajtët me snajper protestuesit. Kurse për të rinjtë, janë tmerri juaj. Prisni se është fillimi. Ata do u groposin ju. Ju që keqtrajtuat të rinjtë me qëllim, ju që keqtrajtuat me një urrejtje të jashtëzakonshme të rinjtë në protestë, prisni zemërimin e tyre, se absolutisht ju do pësoni atë që nuk e mendoni kurrë. Do merrni atë që meritoni nga të rinjtë. Ç’është kjo urrejtje, mor?
Keni mbushur qelitë me 12 adoleshentë sepse sipas jush adoleshentët nuk duhet të protestojnë, por duhet të rrinë në shtëpi. Nuk duhet t’u urrejnë, por duhet t’u duartrokasin. Jo mor jo, rinia shqiptare është zgjuar, do u fshijë ju. Sepse ju jeni ata që qëndroni në themel të vjedhjes së tyre të tmerrshme, të varfërimit, mjerimit të tyre. Dhe flet ti.", tha Berisha/Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se mazhoranca ka përsëritur skenarë të ngjashëm me ngjarjet ...
Vjosa Osmani Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka konfi...
Kuvendi TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është ngatërruar me fjalët e tij në seancën plenare. Gjatë fj...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha iu drejtua Kreut të Kuvendit, Niko Peleshit duke i thënë se ësht&eum...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngatërruar deputetin e PD-së Belind Këlliçi me zv.kryeministren Belinda Balluku. ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se përdorimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, 20 shkurti është dita e qytetarëve dhe se parlame...
Kadri Veseli HOLLANDË- Sot po zhvillohet dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sërish nga tensionet, teksa foltorja u bllokua përsë...
TIRANË- Kreu i grupit të PS Taulant Balla, i ka kërkuar demokratëve që të distancohen nga dhuna në protestat e thirrur...