Politike

Berisha: Kuvendi është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha u shpreh se deputetët e mazhorancës po veprojnë si “maska” të kryeministrit.

12 Shkurt 2026, 10:29 Nga I.A
Berisha: Kuvendi është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Parlamenti është kthyer në “strofullë të mbrojtjes së hajdutëve”, duke akuzuar shumicën se po shkel mbi interesat e qytetarëve për të mbrojtur vetë kryeministrin Rama. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha u shpreh se deputetët e mazhorancës po veprojnë si “maska” të kryeministrit.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, siç e shihni, parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës. Këta janë maska. Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll