Politike

Sot seancë plenare/ Dy interpelanca me ministren e Arsimit dhe Braçe kërkon sqarime nga ministrja Salla për shërbimin mjekësor! Ja projektligjet për votim

Në rend dite sot është parashikuar zhvillimi i dy interpelancave me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.

12 Shkurt 2026, 08:26 Nga D.S
Sot seancë plenare/ Dy interpelanca me ministren e Arsimit dhe Braçe
Kuvend

TIRANË- Sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen në seancën e radhës parlamentare. Në rend dite sot është parashikuar zhvillimi i dy interpelancave me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.

Rendi i ditës në Parlament pritet të jetë i ngjeshur me kërkesa për llogaridhënie dhe votime projektligjesh. Deputetja Erisa Xhixho dhe deputeti Kapri kanë kërkuar interpelancë me Ministrinë e Arsimit mbi sigurinë në shkolla dhe masat kundër dhunës mes të miturve. Ndërkohë, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka thirrur në një seancë pyetje-përgjigje ministren e Shëndetësisë, Evis Salla, lidhur me problemet e shërbimit në qendrën shëndetësore të rrugës "Irfan Tomini".

Përveç interpelancave, deputetët do të votojnë ndryshime ligjore që prekin TVSH-në, akcizat dhe Trashëgiminë Kulturore. Seanca pritet të zhvillohet në një atmosferë të tensionuar, si pasojë e protestës së dhunshme të Partisë Demokratike dy ditë më parë, ku mbetën të lënduar efektivë policie dhe punonjës të medias.

Rendi i ditës:

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.2.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.

2. Njoftime.

4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

5. Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

6. Projektligji "Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë".

7. Projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

8. Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, "Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

9. Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë"

10. Projektvendimi "Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve".

11. Projektvendimi "Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al

mirela kumbaro erion brace seance plenare

Sondazh

Poll