Politike

66 vota pro dhe 49 kundër, Kuvendi i Kosovës voton qeverinë “Kurti 3”

Kurti ka premtuar se në katër vjetët e ardhshme të qeverisjes së tij do të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje.

11 Shkurt 2026, 22:33 Nga E. D
66 vota pro dhe 49 kundër, Kuvendi i Kosovës voton qeverinë
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e qeverisë Kurti 3, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim. Më herët Albin Kurti prezantoi emrat e kabinetit të ri, ku ish-kreu i Kuvendit Glauk Konjufca do të jetë zv.kryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm dhe Diasporës.

Kurti ka premtuar se në katër vjetët e ardhshme të qeverisjes së tij do të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje.

 “Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishojmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, deklaroi Kurti.

Kabineti i Albin Kurtit:

Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca;
– Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla;
– Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka;
– Ministër i Financave – Hekuran Murati;
– Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti;
– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci;
– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla;
– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu;
– Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia;
– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku;
– Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci;
– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani;
– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi;
– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli;
– Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja;
– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha;
– Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari;
– Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli;
– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq;
– Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri. /Dosja.al

albin kurti kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll