Politike

"Forcat RENEA nuk njihkan deputetët"/ Boçi: Po kriminelët i njohin? Shkojnë e arrestojnë të mitur

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi u shpreh se Policia në vend që të arrestojë kriminelët, shkon dhe dhunon të miturit.

12 Shkurt 2026, 10:23 Nga I.A

"Forcat RENEA nuk njihkan deputetët"/ Boçi: Po

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka akuzuar policinë për dhunimin e deputetit Bledion Nallbati në protestën e 10 shkurtit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi u shpreh se Policia në vend që të arrestojë kriminelët, shkon dhe dhunon të miturit.

“Para pak kohësh pyeta a heziton SPAK-u që të marrë nën hetim apo akuzë kryeministrin. Kjo pjesa tjetër reagoi, por ja ku jemi. Ju fshiheni dhe veproni pas procedurave. Mbani aty një kërkesë të SPAK për heqjen e imunitetin e zv/kryeministres. Nuk është në të vërtetë imuniteti i saj, por i kryeministrit. Shpikni dispozita për të mbrojtur veten tuaj me imunitet nga hetimi. Këtu mungon Bledion Nallbati, pse? Sepse policia juaj e ka goditur me dhunë, sepse për ju ka interes imuniteti juaj dhe jo për të tjerat. Madje na thoni se forcat RENEA nuk njohin deputetin! Kë njohin këta të RENEA-a? Po të kërkuarit a i njohin këta? Le të dalë ministrja, ja tek është, që flet për policë të plagosur, të na thotë sa të kërkuar dhe të kërkuar për krime brenda e jashtë vendit janë kërkuar. Po, RENEA e policia arreston adoleshentët. Madje ishin policët që ju kthyen protestuesve me molotov dhe gaz lotsjellës”, tha Boçi./Dosja.al

luciano boci

Sondazh

Poll