Politike

Mbrojtja e Thaçit deklaroi se është i pafajshëm/ Reagon Rama: Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ndarë një pjesë nga fjala e avokatit Luka Mishetiç teksa deklaron se Thaçi është i pafajshëm.

12 Shkurt 2026, 10:12 Nga D.S
Mbrojtja e Thaçit deklaroi se është i pafajshëm/ Reagon
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e mbrojtjes së Thaçit në Hagë. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ndarë një pjesë nga fjala e avokatit Luka Mishetiç teksa deklaron se Thaçi është i pafajshëm.

Këtë video Kreu i qeverisë e ka shoqëruar me një shkrim ku thekson se ky është rasti ku arsyeja flet para asaj që ai e cilëson si 'idotësi ndërkombëtare'.

Ndërkohë sot nis dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë, ku rradhën e ka mbrojtja e Kadri Veselit, gjithashtu i akuzuar për të njëjtën çështje./Dosja.al

 

edi rama hashim thaci

Sondazh

Poll