12 Shkurt 2026, 09:21
Nga D.S
Kaja Kallas e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re të vendit.
Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Kallas ka thënë se është krijuar momentum i ri për t’i avancuar marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj vetë ajo është e gatshme të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë.
Mes tjerash, Kallas e ka përmendur edhe rëndësinë e kryerjes së reformave.
“Kjo është rruga më e shpejtë për t’ia hapur rrugën mbështetjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej qindra miliona eurove dhe të ketë përparim në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Kallas.
Kurtin e ka uruar edhe Komisionarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e cila gjithashtu e ka përmendur nevojën për reforma dhe përfitime nga Plani i Rritjes i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Mezi pres ta vizitoj Kosovën shpejt”, ka thënë ajo përmes një postimi në X.
Qeveria e re, në krye me Kurtin, i ka fituar votat e nevojshme më 11 shkurt, pas konstitutimit të Kuvendit të Kosovës. Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend.
Krejt çka ndodhi në Kuvend më 11 shkurt:
Mbledhja e parë e Qeverisë është planifikuar të mbahet në paraditen e së enjtes. Ndër prioritetet kryesore të Qeverisë në ditët e para është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që ka Kosova me BE-në dhe Bankën Botërore. Të gjitha së bashku kapin vlerën e rreth 1 miliard eurove./REL
kaja kallas albin kurti be-ja uron kurtin për qeverinë e re
Politike
12 Shkurt 2026, 08:26
D.S
Kuvend
TIRANË- Sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen në seancën e radhës parlamentare. Në rend ...
Politike
12 Shkurt 2026, 08:18
D.S
albin kurti
Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zgjodh sërish kryeministër i Republikës së Kosov&eu...
Politike
11 Shkurt 2026, 22:33
E. D
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e qeverisë Kurti 3, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnj&eum...
Politike
11 Shkurt 2026, 22:13
E. D
Bedri Hamza
KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se i kanë paraqitur Kuvendit t...
Politike
11 Shkurt 2026, 22:02
E. D
SPAK
TIRANË- Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta q&...
Politike
11 Shkurt 2026, 21:52
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Albin Kurti ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës kabinetin e ri qeveritar, teksa pritet edhe votimi i qeveris&...
Politike
11 Shkurt 2026, 21:50
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë. Gjatë fjal&...
Politike
11 Shkurt 2026, 21:29
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës ak nisur, pasi Presidentja Vjosa Osmani mandatoi Albi...
Politike
11 Shkurt 2026, 20:21
E. D
Albin Kurti, Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Al...
Politike
11 Shkurt 2026, 20:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh drejtuesve politikë, anëtarëve t&e...