Politike

Kryemadhi takim me strukturat e LSI-së në Durrës: Bujaria në Bruksel ishte për shqiptarët , jo për Ramën (VD)

18 Shkurt 2020, 17:49 Nga DOSJA
Kryemadhi takim me strukturat e LSI-së në Durrës: Bujaria në

DURRËS- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me strukturta e LSI-së në Durrës. Në fjalën e saj Kryemadhi u shpreh se duhet rrëzuar kjo qeveri, pasi po varfëron shqiptarët çdo ditë e më shumë. Më tej Kryemadhi foli edhe për fondet e mbledhura nga konferenca e donatorëve në Bruksel, ku theksoi se kjo nuk është meritë e Edi Ramës, por bujaria që vendet e BE treguan ndaj shqiptarëve. Kryetarja e LSI-së tha se nuk është merita e një  kryeminstri që shqiptarët të paguajnë 850 milionë euro me taksat e tyre.

“Asnjë nga nuk na i mban familjet, as shteti, por të gjithë sipas mundësive punojnë. Të gjithe gjejnë një mundësi për të jetuar, por ka dhe nga ata që ikin jashtë. Qeveria nuk është ulur dhe ti thotë ndonjërit po të jap diçka. Ne duhet të rrëzojmë këtë qeveri. Dje në Bruksel i ofruan Shqipërisë bujarinë e tyre. Kjo bujari nuk ishte ndaj Ramës dhe kësaj qeverie, por ndaj popullit. Po bëhen 3 muaj pas tërmetit dhe ende ka familje që jetojnë në çadra apo në shtëpi me qera të shtrenjtë. E gjithë kjo bujari e BE është një përkrahje dhe solidarizim i dhanë Shqipërisë. Por kjo nuk është meritë e një kryeministri që 850 milionë euro ti paguajnë shqiptarët, do të paguajmë ne me taksat tona. Mos u çudisni kur të na dyfishohen tarifat e ujit apo dritave. Fatet tona në dorë i kanë vetë shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donacionet per shqiperine duures monika kryemadhi donacionet per shqiperine duures monika kryemadhi

Sondazh

Poll